Renovelur Tetovë

Image link

Në vitin 2003 ndërmarrja “Godel” privatizohet dhe kalon nën ombrellën e ndërmarrjes “RENOVA” të cilën e menaxhon Drejtori Gjeneral dhe njëkohësisht pronari z. Shefki Idrizi. Ndërmarrja “VELUR” është në përgatitje e sipër për rifillimin e prodhimit të peliqeve.Kjo ndërmarrje në të ardhmen do të riorganizohet dhe do të merr pjesë në tregun kombëtar dhe kryesisht në atë ndërkombëtar, me kualitet të lartë, pasi që rezultatet në aukcionet botërore të peliqeve tregojnë rritje graduale të çmimeve deri në 33%, dhe kërkesat e shumanshme të këtij produkti natyral janë në rritje.Projekti, qëndrimi dhe orientimi i “RENOVËS” është që së shpejti me sukses të ristartojë me prodhim dhe të rrit kapacitetin ditor prej 1200 në 1400 copë lëkura.

Në të kaluarën kjo ndërmarrje ka prodhuar 70 % produkte gjysmë fabrikate dhe 30 % produkte të finalizuara si që janë: autombulesat, papuqet etj. Qëllimet dhe koncentrimi jonë në të ardhmen është që 30 % e prodhimit të jenë produktet gjysëmfabrikate kurse 70 % e tyre të jenë produkte të finalizuara. Sa i përket tregut ne do të përpunojmë tregun e deritanishëm dhe do të hulumtojmë dhe përfitojmë mbi 15% të tregut ndërkombëtar.Duke pasur parasysh faktorin ekonomik si dhe faktorin e rëndësishëm ekologjik ne jemi të bindur se gjatë hulumtimit në tregun ndërkombëtar dhe me kreativitetin tonë do të jemi partner me prodhuesit tjerët të peliqeve (kryesisht PELZ) si dhe me vonë të lëkurës anë e mbanë botës.Për shkak të funksionit termostatik te lëkurës me lesh I bën prodhimet e përpunuara nga e njejta që çdoherë të japin temperaturën e dëshiruar me çka u krijua nevoja për gamë më të madhe prodhimesh me trend klasik dhe modern.

+0

Produkte

+0

Të Punësuar

+0

Prodhimi në Ton për Orë
sqAlbanian