Filozofia e menaxhmentit te Renova
Ne mbajmë llogari për prodhimet tona dhe kualitetin e prodhimeve tona. Këtë e dëshmojnë edhe certifikatat ISO 9001 - 2000. Ne ofrojmë atë që partnerët tonë e kërkojnë, kujdesimi për objektet u juaja që ato të jenë më të qëndrueshme, më të rehatshme e mbi të gjitha të ndjeni kënaqësi e çlodhje nëpër shtëpitë tuaja të lyera me materialet tona.
Arkitektët dhe inxhinierët tanë hulumtojnë nëpër teren kurse dilerët e prodhimeve tona kërkojnë nga ne atë që kërkon tregu. Filozofia e suksesit të Renovës është që klientëve të ju ofrohet ajo që ata e duan më së tepërmi për shtëpinë gjegjësisht ndërtesën e tyre. Punëtorët e Renovës janë profesionist në fushën e tyre, ato janë shumë të motivuar për punën dhe sukseset e arritura, Renova i shpërblen të gjithë të punësuarit për të arriturat e tyre, në të njëjtën kohë privilegjohen dhe shpërblehen edhe dilerët e partnerët më të suksesshëm.
- 1. Atmosfera e punës, siguria dhe suksesi është prezent te ne në çdo kohë;
- 2. Shërbime kualitative për të gjithë klientët;
- 3. Kujdes i madh në respektimin e afateve të kërkuara nga klientët;
- 4. Kualitet i lartë i prodhimeve;
- 5. Kujdes për ruajtjen e ambientit jetësor;
- 6. Personeli i motivuar për punë dhe suksese;
- 7. Garancion për prodhimet dhe shërbimet Renova;
- 8. Renova është në shërbim të të gjithë juve në çdo kohë.
