Renova - Pelister 3:1 (2:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë. Shikues: 500
Të demoralizuar nga eliminimi nga garat për Kupë, futbollistët e Pelisterit ishin vetëm se një dekorim në vërtetimin e titullit të parë të kampionit për Renovën në futbollin e Maqedonisë. Naum Lamçevski bëri 4-5 ndryshime në ekipin titullar për dallim nga lojërat e mëparshme, dhe pësoi humbjen më bindëse që nga dita që erdhi në bankinën e pelisterasve. Që nga minuta e 3-të “gipserët” erdhën në avantazh me gjuajtje drejt nga këndi. Kapiteni i Renovës Vullnet Emini me një gjuajtje të drejtpërdrejtë nga këndi befasoi Ilçe Petrovskin dhe hapi rezultatin. Mungoi reagimi nga ana e manastirasve ashtu që futbollistët vendas i radhitën rastet një pas një para portës së Pelisterit. Në fund të pjesës së parë, në minutën 43 Renova shtoi epërsinë në 2:0 me golin e Eminit me një goditje nga jashtë zonës gjashtëmbëdhjetë metra.
Në pjesën e dytë luajtën me intensitet më të ulët dhe në minutën 54 pas një tollovie të krijuar para portës së pelisterasve Osmani rritë rezultatin në 3:0. Deri në fund mysafirët zbutën epërsinë e vendasve me golin e shënuar nga rezervisti Sasho Veljanovski në minutën 73.