Want create site? With Free visual composer you can do it easy.

Histori e shkurtër mbi Renovën

Renova fillet i ka që nga viti 1992, në fillim si ndërmarrje e vogël tregtare shërbyese dhe më vonë, për një kohë shumë te shkurtër ndërtimin e kapaciteteve të para prodhuese me prodhimet e llaçeve Renofix. Renova me prodhimet e veta ka bërë një revolucion ekonomik që shumë firma të cilat kanë përvojë qindra vjeçare nuk ia kanë arritur. Ne ia kemi arritur falë cilësisë dhe besnikërisë me prodhimet tona.

Renova ka arritur që qytetit të Tetovës i cili numëron mbi 200 000 banorë ti sjellë një fotografi të re dhe shumë të bukur. Renova ka bërë që të shtohet interesi i shumë investitorëve të vendit dhe jashtë tij. Renova fillimin e vet e ka me prodhimet e importuara nga Austria, por kërkesa e tregut vetëm shkonte duke u rritur dita ditës deri në lindjen e kapacitetit të parë prodhues të llaçeve të gatshme Renofix.

Renova nuk ka histori të gjatë të ekzistimit të saj por ka një listë historike të gjatë të të arriturave: Në vitin 1997 lëshohet në përdorim fabrika e parë Renova me seli në Xhepçisht të Tetovës për prodhimin e llaçeve Renofix me kapacitet prej 25-40 ton prodhim në orë. Viti 1999 e gjen Renovën duke ndërtuar fabrikën e dytë Renova por kësaj rradhe në Gurëz të Kosovës me kapacitet prodhues dyfish më të madh 40-50 tonë në orë.

Viti 2001 Renova në Gurëz ju ofron klientëve nga Kosova prodhimet e para Renofix të cilat janë të njëjtës cilësi si ato të prodhuara në Tetovë.

Viti 2002 Renova blen prodhuesen/minierën më të madhe të gëlqeres së bardhë në regjion. Minierën për prodhimin e gëlqeres se bardhë “New Lepenci” në Kaçanik të Kosovës me gjithsej 130 punëtorë profesionist në prodhimet New Lepenci gëlqere.

Viti 2004 Renova blen minierën dhe fabrikën për prodhimin e Kuarcit dhe Perlitit në Manastir të Maqedonisë. Ky kapacitet prodhues është në fazë investimi dhe modernizimi.

Viti 2004 Renova blen fabrikën më të madhe në regjion për përpunimin e lëkurave e cila me punë startoi në shkurt të vitit 2006 me mbi 100 punëtor. Viti 2004 Renova blen 10 hektar tokë në Republikën e Shqipërisë për ndërtimin e fabrikës së tretë për prodhimin e llaçeve Renofix ndërtimi i të cilës ka filluar me standardet më të larta Evropiane.

Viti 2005 Renova investon në ndërtimin e fabrikës për prodhimin e këndeve të mesingut. Këto kënde aplikohen jashtëzakonisht shumë në ndërtimtari, ato ua lehtësojnë në masë të madhe punën punëtorëve, këto kënde rrisin efikasitetin, precizitetin dhe shpejtësinë e kryerjes së objekteve. Në po të njëjtin vit Renova hap fondacionin e bursave “Renova” nga i cili fondacion marrin bursa 94 student dhe 65 nxënës, me këtë hap nënkuptohet se Renova investon jo vetëm në fabrika por edhe në ardhmërinë e popullit duke iu ndihmuar në shkollimin dhe profesionalizimin e kuadrove në vend dhe jashtë vendit.

Kjo nuk është e tëra, Renova është përfaqësues gjeneral për Maqedoni i ngjyrave “Karbon” nga Zagrebi. Renova ka një kapacitet prej 400 të punësuarve të përhershëm dhe deri në 100 arrin numri i punëtorëve me kontratë. Renovën tash mund ta gjejmë në çdo kënd të Ballkanit: Maqedoni, Greqi, Bullgari, Shqipëri, Kosovë, Serbi-Mal të Zi etj. Renova është donatori më i madh i zhvillimeve kulturore- sportive dhe shumë aktiviteteve tjera humanitare.

 

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.