Want create site? With Free visual composer you can do it easy.
Vllezrit Shefki dhe Qenan Idrizi

Vllezrit Shefki dhe Qenan Idrizi RENOVA CEO

RENOVA është sinonim i inovacioneve, teknologjisë, suksesit, vlerës, sigurisë dhe dashurisë ndaj punës, kulturës, traditës dhe besnikërisë. Ne synojmë zhvillim të teknologjisë dhe inovacione në prodhimet tona.

Renova është promotori kryesor i zhvillimit të biznesit, ekonomisë dhe zhvillimeve tekniko-teknologjike në Ballkan.

Motoja jonë: “Gjëra të pa arritshme nuk ekzistojnë”

Qëllimi kryesor i shkuarjes së babait të z. Shefki Idrizit në Zvicër ishte krijimi i kushteve me të mira për jetën e fëmijëve të tij dhe pasardhësve të tij.Viti 1992 është viti i kthimit në shumë aspekte dhe shumë drejtime. Z. Shefki Idrizi hap firmën Renova e cila në fillim ishte vetëm firmë tregtare dhe shërbyese që për një kohë shumë të shkurtë u paraqiten nevojat për ngritje dhe rritje marramendëse. Me një angazhim dhe vullnet të madh për arritje dhe zhvillim ekonomiko-social është arritur e gjithë ajo që ju mund të shihni në këtë web faqe por edhe më tepër ngase ne vazhdojmë të punojmë me të njëjtin elan.

Suksesi i Renovës është bashkëdyzim i forcave dhe vullnetit të dy vëllezërve Shefki dhe Qenan Idrizit. Ata janë plotësim i njëri tjetrit. Qenani përveç investimeve të tij intelektuale në biznes i është përkushtuar me shume zell dhe sukses edhe sportit, pikërisht futbollit.

Klubi futbollistik “Renova” startoi nga liga komunale që për katër vite të arrij në piedestalin e futbollit në Maqedoni në ligë ta parë. Është ky një sukses falë meritës dhe menaxhimit të shkëlqyeshëm të z.Qenanit.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.