Skip to Content

Renofix 50 i bardhë – NGJITËS POLYSTEROLI & MATERIAL RRAFSHUES

Përdoret për ngjitjen e pllakave Polysterolit , Lesh guri dhe ngjitjen e rrjetës armuese ,
si dhe ngjitës për pllaka guri ,mermeri,graniti dhe qeramike . Si material rrafshues për
pjesë të lëmuara betoni, ngjitëse dhe material rrafshues për sistemin termik
Renotherm W 50, si dhe ngjitëse për llaçe çimento në beton të lëmuar. Një thes
Renofix 50 me rreth 7-7,5 litra ujë të pastër përzihet me përzierëse 2 min. 10 min.
para përdorimit përzihet përsëri. Kur përdoret si ngjitëse, Renofix 50 në sipërfaqe të
plotë ose shiritore, me mistri e vendos në pllakën termike dhe pastaj e ngjet në
sipërfaqen e murit. Me rafshimin përfundimtar shtrohet-ngjet rrjetin. Si ngjitëse
Renofix 50, Kur përdoret si ngjitëse pllakash, tërhiqet me mistri dhëmbëzore.
Përdorimi brenda 2 orëve. Të mos përzihet me materiale tjera. Të mos punohet nën
temperaturë +5ºC. Të ruhet në të thatë. Qëndrueshmëria 6 muaj.
Ti përmbaheni udhëzimit teknik!

READ MORE

Njohja e kontributit për luftën e Kosovës dhe Pavarësimit të saj,

Njohja e kontributit për luftën e Kosovës dhe Pavarësimit të saj,
Pronarit të Kompanisë RENOVA z.Shefki Idrizi i ndahet dekoratë në ceremoninë e organizuar nga Zyra e Kryetarit të Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi.


untitled-attachment-00253 untitled-attachment-00259 untitled-attachment-00262 untitled-attachment-00268 untitled-attachment-00271 untitled-attachment-00277

READ MORE

Investim 40 milion euro në Kompleks banimi dhe Qender tregtare në Tetovë

rem centerShkup, 18 Prill – Punimet rreth ndërtimit të kompleksit tregtar REM në Tetovë, që është ni kofinancim i kompanisë Renova dhe Elektrometal janë në përfundim e sipër.
Pritet që të njejtat të përfundojnë në pjesën e dytë të muajit tetor, kur edhe do të lëshohet në përdorim kompleksi tregtar REM që gjenden në hyrje të Tetovës në afërsi të tregut të gjelbërt.
Investitorët, kompania Renova dhe Elektrometal, të enjten kanë prezantuar kompleksin për të cilin kanë investuar 40 milion euro që është një investsim më i madh deri më tash në Maqedoninë Perendimore. “Kompleksi Rem, kap një sipërfaqe prej 60 mijë metra katrorë, i cili përbëhet nga 146 banesa, qendër tregtare me një sipërfaqe prej 12 mijë metra katrorë, një hotel luksoz me 5 yje prej 12 katësh me një restoran në pjesën më të lartë të hotelit dhe 400 vende parkimi. Hoteli në kuadër të kompleksit REM, do të disponojë 120 dhoma, bazen, sallë për fitnes, sallë për konferenca dhe do të jetë i vetmi i këtij lloji në Maqedoninë perendimore dhe do të ndikojë në zhvillimin e turizmit”, tha pronari i kompanisë Renova Shefki Idrizi.
Sipas Vojçe Stojanovski, investitor dhe pronar i Elektrometalit, banesat kanë sistem të ngrohjes dhe të klimatizuara, dhe i posedojnë të gjitha standardet më të larta të sigurisë. “Do të ketë monitorim 24 orësh në tërë objektin, sistem alarmi, ngrohje qendrore, duke përfshirë radiatorët në çdo dhomë dhe kalorimetrët për matjen e saktë të harxhimit të energjisë eleketrike.Në kuadër të qendrës tregtare deri më tash hapësirat e tyre i kanë rezervuar marketi i njohur Ramstor, firma e njohur italiane Lego, Fiori, dhe shumë brende të njohura për kozmetikë, veshmathje dhe fast food të njohura”, tha Stojanovski. Në këtë qendër pritet që të punësohen rreth 40 persona nga Tetova dhe më gjërë. (U.H)

READ MORE