Ngjitës për pllaka guri dhe qeramike mbi sipërfaqe të mureve dhe dyshemeve. Përdoret për sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme të suvatuara me llaç çimento, llaç gur gëlqere, sipërfaqe betoni, mure me pllaka gjips-kartoni. Baza duhet të jetë e pastër, e thatë dhe bartëse. Përzihet me maksimum 6,5 litra ujë të pastër. Materiali duhet të jetë pa kokrra. Të ruhet në vend të thatë. S’duhet të punohet nën temperature prej +5°C.
Dokumentacioni Teknik

Renofix-15-Bardh Lista e sigurisë

Renofix-15-Bardh Deklratë për vetitë

Renofix-15-Bardh Udhëzim teknik