|
Prodhimet
RENOVA aplikon një recepturë të re të prodhimeve të cilat shquhen për nga cilësia dhe efikasiteti i aplikimit të tyre në praktik. Shumë nga këto prodhime nuk janë prodhuar asnjëherë më parë as edhe nga konkurrentët tanë të cilët merren me këtë veprimtari shumë më herët se sa RENOVA.
Guri gëlqeror të cilin RENOVA e ka repromaterial bazë për prodhimet e llaçeve Renofix merret nga malet e Sharit. Ky gurrë karakterizohet me bardhësi të pa krahasueshme me gurët gëlqerorë të cilët mund të gjenden në vendet tjera të regjionit. Ky lloj guri është aplikuar për ndërtimin dhe lyerjen e mureve që në kohën Ilire disa shekuj para erës sonë. Nga gjurmimet arkeologjike që kanë bërë arkeologët ata kanë ardhur në përfundim së këto lloj materialesh edhe për kundër faktit se mbi 2000 vjet kanë qenë në thellësi të mëdha të tokës dhe në kushte atmosferike të ndryshme nuk kanë humbur nga kualiteti i tyre.
Teknologjia e re e cila aplikohet në shfrytëzimin maksimal të këtyre burimeve natyrore dhe aplikimin e tyre për ndërtimin e ambienteve jetësore më moderne ka bërë që këto repromateriale të gjejnë një aplikim të shkëlqyeshëm në ndërtimtari. Romakët e vjetër gëlqeren e kanë llogaritur si materialin bazë për ndërtimin e objekteve të tyre, kurse gurin gëlqerorë të cilin RENOVA e ka repromaterial bazë është shumë herë më i fortë dhe më kualitativë se vet gëlqerja, gjegjësisht materialet RENOVA përmbajnë një sasi të vogël të gëlqeres varësisht prej llojit të materialit.
Cilësia e prodhimeve RENOVA
RENOVA është sinonim i kualitetit dhe suksesit në fushën e prodhimtarisë. Ne do të përmendim vetëm një fakt: që nga themelimi i RENOVËS në vitin 1992 në komunën e Tetovës në fillim dhe më pas në Republikën e Maqedonisë dhe tashti në regjionin më të gjërë janë hapur mbi 200 firma të cilat për bazë pune i kanë prodhimet RENOVA. Këto firma në fillim me kapacitete shumë të vogla importuese dhe shërbyese, kurse tani kërkesat e tyre janë aq të mdhaja saqë RENOVA për ti përmbushur nevojat e tyre është duke punuar në dy ndërrime me kapacitet prodhimi prej 200 tonë në orë.
RENOVA është shpërblyer me Çmimin e Artë në Londër për cilësi dhe menaxhment të suksesshëm nga Akademia për vlerësimin e cilësisë me seli në Spanjë.
RENOVA është edhe fituese e çmimit Denari i Artë, ky çmim iu nda RENOVËS për arritjet në fushën e ekonomisë dhe me theks të veçantë për cilësinë e prodhimeve dhe menxhmentin e suksesshëm.
RENOVA zhvillon një qarkullim vjetor prej 30 milion Euro. Ky është edhe një fakt se ne synojmë të jemi në mesin e të mëdhenjve.
Prodhimet RENOVA janë me bazë natyrale, ekologjike, nuk përmbajnë kemikalie të cilët dëmtojnë ambientin jetësor dhe ekologjinë. Prodhimet RENOVA kursejnë në energji, në mirëmbajtje dhe janë të qëndrueshme edhe në kushte ekstreme klimatike. Prodhimet RENOVA janë të qëndrueshme ndaj temperaturave të ulëta deri në 230°C dhe deri më + 600°C duke mos e ndryshuar as pamjen dhe asnjë komponentë tjetër që i karakterizon këto materiale.
Nga studimet tona që i kemi bërë deri më tani me institutet e ndryshme
dhe nga eksperienca jonë gjatë aplikimit të prodhimeve tona nëpër objekte të ndryshme dëshmohet se këto materiale nuk kanë humbur në kualitet dhe asgjë nga karakteristikat përbërëse e as edhe nga pamja.
Materialet RENOVA janë aplikuar edhe në viset malore me mbi 2000 m lartësi ku temperaturat dhe lagështia e ajrit ngritet dhe ulet shumë shpejt, edhe këto kushte atmosferike ekstreme nuk kanë arritur që të zbehin cilësinë e prodhimeve RENOVA.
|