Rreth nesh77
Renova është sinonim i inovacioneve, teknologjisë, suksesit, vlerës, sigurisë dhe dashurisë ndaj punës, kulturës, traditës dhe besnikërisë. Ne synojmë zhvillim të teknologjisë dhe inovacione në prodhimet tona. Renova është promotori kryesor i zhvillimit të biznesit, ekonomisë dhe zhvillimeve tekniko-teknologjike në Ballkan. Motoja jonë: "Gjëra të pa arritshme nuk ekzistojnë"
Qëllimi kryesor i shkuarjes së babait të z. Shefki Idrizit në Zvicër ishte krijimi i kushteve me të mira për jetën e fëmijëve të tij dhe pasardhësve të tij.
Viti 1992 është viti i kthimit në shumë aspekte dhe shumë drejtime. Z. Shefki Idrizi hap firmën Renova e cila në fillim ishte vetëm firmë tregtare dhe shërbyese që për një kohë shumë të shkurtë u paraqiten nevojat për ngritje dhe rritje marramendëse. Me një angazhim dhe vullnet të madh për arritje dhe zhvillim ekonomiko-social është arritur e gjithë ajo që ju mund të shihni në këtë web faqe por edhe më tepër ngase ne vazhdojmë të punojmë me të njëjtin elan.
Suksesi i Renovës është bashkëdyzim i forcave dhe vullnetit të dy vëllezërve Shefki dhe Qenan Idrizit. Ata janë plotësim i njëri tjetrit. Qenani përveç investimeve të tij intelektuale në biznes i është përkushtuar me shume zell dhe sukses edhe sportit, pikërisht futbollit. Klubi futbollistik "Renova" startoi nga liga komunale që për katër vite të arrij në piedestalin e futbollit në Maqedoni në ligë ta parë. Është ky një sukses falë meritës dhe menaxhimit të shkëlqyeshëm të z. Qenanit.
Histori e shkurtër mbi Renovën
Renova fillet i ka që nga viti 1992, në fillim si ndërmarrje e vogël tregtare shërbyese dhe më vonë, për një kohë shumë te shkurtër ndërtimin e kapaciteteve të para prodhuese me prodhimet e llaçeve Renofix.
Renova me prodhimet e veta ka bërë një revolucion ekonomik që shumë firma të cilat kanë përvojë qindra vjeçare nuk ia kanë arritur. Ne ia kemi arritur falë cilësisë dhe besnikërisë me prodhimet tona.
Renova ka arritur që qytetit të Tetovës i cili numëron mbi 200 000 banorë ti sjellë një fotografi të re dhe shumë të bukur. Renova ka bërë që të shtohet interesi i shumë investitorëve të vendit dhe jashtë tij.
Renova fillimin e vet e ka me prodhimet e importuara nga Austria, por kërkesa e tregut vetëm shkonte duke u rritur dita ditës deri në lindjen e kapacitetit të parë prodhues të llaçeve të gatshme Renofix.
Renova nuk ka histori të gjatë të ekzistimit të saj por ka një listë historike të gjatë të të arriturave:
Në vitin 1997 lëshohet në përdorim fabrika e parë Renova me seli në Xhepçisht të Tetovës për prodhimin e llaçeve Renofix me kapacitet prej 25-40 ton prodhim në orë.
Viti 1999 e gjen Renovën duke ndërtuar fabrikën e dytë Renova por kësaj rradhe në Gurëz të Kosovës me kapacitet prodhues dyfish më të madh 40-50 tonë në orë.
Viti 2001 Renova në Gurëz ju ofron klientëve nga Kosova prodhimet e para Renofix të cilat janë të njëjtës cilësi si ato të prodhuara në Tetovë.
Viti 2002 Renova blen prodhuesen/minierën më të madhe të gëlqeres së bardhë në regjion. Minierën për prodhimin e gëlqeres se bardhë "New Lepenci" në Kaçanik të Kosovës me gjithsej 130 punëtorë profesionist në prodhimet New Lepenci gëlqere.
Viti 2004 Renova blen minierën dhe fabrikën për prodhimin e Kuarcit dhe Perlitit në Manastir të Maqedonisë. Ky kapacitet prodhues është në fazë investimi dhe modernizimi.
Viti 2004 Renova blen fabrikën më të madhe në regjion për përpunimin e lëkurave e cila me punë startoi në shkurt të vitit 2006 me mbi 100 punëtor.
Viti 2004 Renova blen 10 hektar tokë në Republikën e Shqipërisë për ndërtimin e fabrikës së tretë për prodhimin e llaçeve Renofix ndërtimi i të cilës ka filluar me standardet më të larta Evropiane.
Viti 2005 Renova investon në ndërtimin e fabrikës për prodhimin e këndeve të mesingut. Këto kënde aplikohen jashtëzakonisht shumë në ndërtimtari, ato ua lehtësojnë në masë të madhe punën punëtorëve, këto kënde rrisin efikasitetin, precizitetin dhe shpejtësinë e kryerjes së objekteve.
Në po të njëjtin vit Renova hap fondacionin e bursave "Renova" nga i cili fondacion marrin bursa 94 student dhe 65 nxënës, me këtë hap nënkuptohet se Renova investon jo vetëm në fabrika por edhe në ardhmërinë e popullit duke iu ndihmuar në shkollimin dhe profesionalizimin e kuadrove në vend dhe jashtë vendit.
Kjo nuk është e tëra, Renova është përfaqësues gjeneral për Maqedoni i ngjyrave Karbon nga Zagrebi.
Renova ka një kapacitet prej 300 të punësuarve të përhershëm dhe deri në 100 arrin numri i punëtorëve me kontratë. Renovën tash mund ta gjejmë në çdo kënd të Ballkanit: Maqedoni, Greqi, Bullgari, Shqipëri, Kosovë, Serbi-Mal të Zi etj.
Renova është donatori më i madh i zhvillimeve kulturore- sportive dhe shumë aktiviteteve tjera humanitare.
Filozofia e menaxhmentit te Renova
Ne mbajmë llogari për prodhimet tona dhe kualitetin e prodhimeve tona. Këtë e dëshmojnë edhe certifikatat ISO 9001 - 2000. Ne ofrojmë atë që partnerët tonë e kërkojnë, kujdesimi për objektet u juaja që ato të jenë më të qëndrueshme, më të rehatshme e mbi të gjitha të ndjeni kënaqësi e çlodhje nëpër shtëpitë tuaja të lyera me materialet tona. Arkitektët dhe inxhinierët tanë hulumtojnë nëpër teren kurse dilerët e prodhimeve tona kërkojnë nga ne atë që kërkon tregu. Filozofia e suksesit të Renovës është që klientëve të ju ofrohet ajo që ata e duan më së tepërmi për shtëpinë gjegjësisht ndërtesën e tyre.
Punëtorët e Renovës janë profesionist në fushën e tyre, ato janë shumë të motivuar për punën dhe sukseset e arritura, Renova i shpërblen të gjithë të punësuarit për të arriturat e tyre, në të njëjtën kohë privilegjohen dhe shpërblehen edhe dilerët e partnerët më të suksesshëm.
1.Atmosfera e punës, siguria dhe suksesi është prezent te ne në çdo kohë;
2.Shërbime kualitative për të gjithë klientët;
3.Kujdes i madh në respektimin e afateve të kërkuara nga klientët;
4.Kualitet i lartë i prodhimeve;
5.Kujdes për ruajtjen e ambientit jetësor;
6.Personeli i motivuar për punë dhe suksese;
7.Garancion për prodhimet dhe shërbimet Renova;
8.Renova është në shërbim të të gjithë juve në çdo kohë.
|