Want create site? With Free visual composer you can do it easy.

K O N K U R S

Për ndarje  të bursave për studentë dhe nxënës për vitin shkollor 2012/2013.

Për vitin shkollor 2012/2013 Fondacioni “RENOVA “ do të ndaj:

1. Bursa për nxënës të talentuar nga arsimi i mesëm dhe

2. Bursa për student të talentuar prej vitit të Dytë ( II ) deri në vitin e katërt ( IV ) të arsimit të lartë;

 

I. DHËNIJE TË BURSAVE PËR NXËNËS TË TALENTUAR

 

KUSHTET PËR NDARJE TË BURSAVE PËR NXËNËS TË TALENTUAR

Të drejtën për konkurrim e kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme në R. e Maqedonisë :

  1. Gjimnaze
  2. Ekonomike
  3. Medrese
  4. Kolegje
  5. Shkolla Elektroteknike
  6. Bujqësore, Tekstile

Kandidatët që konkurrojnë duhet ti plotësojnë kushtet vijuese :

1. Nxënës të rregullt në vitet II, III, dhe të IV  të cilët gjatë viteve të mëparshme kanë arritur sukses gjatë shkollimit ose kanë fituar çmim të parë në garat shtetërore ose garat ndërkombëtare nga fusha e shkencës, kulturës,  teknikës përkatësisht për profesionin që mësojnë;

2. Të mos ketë përsëritur vitin gjatë arsimit;

3. Të mos jetë shfrytëzues të bursës nga ndonjë institucion ose ndërmarrje tjetër;

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PJESMARJE NË KONKURSIN PËR BURSË PËR NXËNËS TË TALENTUAR

1. Fletëparaqitje dhe deklarat;  ( meren te fondacioni )

2. CV ( biografi)

3. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin 2012/2013;

4. Kopje të vërtetuar të dëftesës (diplomës) për vitin e mëparshëm të arsimit;

5. Rekomandim (Referencë) nga këshilli i arsimtarëve të shkollës;

6. Kopje të vërtetuara nga diplomat e fituara në garat ndërkombëtare ose shtetërore, të rëndësishëm për disiplinën mësimore-shkencore, përkatësisht profesionin që e mësojnë nxënësit;

7. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarëve të punësuar të familjes ( për anëtarët e pensionuar fletëpagesë pensioni, për ata që marrin ndihmë sociale çekun e ndihmës sociale, ata që nuk punojnë vërtetim nga enti për punësim se nuk  janë në marrëdhënie pune).

8. Kopje të letërnjoftimit ose pasaportës.

II. DHËNIJE TË BURSAVE PËR STUDENTË TË TALENTUAR

KUSHTET PËR NDARJE TË BURSAVE

Të drejtën e bursës e kanë kandidatët që mësojnë në shkollat e larta dhe fakultetet e R. M-së.

II/1. Për studentët nga:

  • Fakulteti  Arkitekturës.
  • Fakulteti i Shkencave Bioteknike.
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë.
  • Fakulteti Elektroteknikës.
  • Fakulteti Makinerisë .
  • Fakulteti Matematiko natyror .
  • Fakulteti Xeheror –Gjeologjik.
  • Fakulteti Teknik në Manastir.
  • Fakulteti Teknologjik –Metalurgjik.
  • Fakulteti Ekonomik, Juridik, Shkencave Humane (Pedagogji – Psikologji, Filozofi-Sociologji, Histori-Gjeografi dhe Instituti i gjuhëve), Fakulteti  Politeknikë dhe F. SH. M. N. ( Matematik-Informatikë, Biologji, dhe Fizik-Kimi) në Universitetin Shtetëror  të Tetovës.
  • Fakulteti i shkencave Islame – Shkup.
  • Fakulteti i shkencave Bujqësore dhe ushqimit .

Duhet t’i plotësojnë  kushtet vijuese :

a) Studentët e vitit II, III, IV dhe të V të cilët gjatë viteve të mëparshme kanë arritur sukses me notë mesatare mbi 8 ( tetë ).

b) Të mos kenë përsëritur gjatë arsimit;

c) Të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga institucionet apo firmat tjera;

II/2.  Për studentë që studiojnë në fakultete tjera të cilët nuk janë përmendur në pikën II/1 duhet ti plotësojnë kushtet vijuese :

a) Studentët e vitit  II, III, IV, V dhe të VI të cilët gjatë viteve të mëparshme të studimeve kanë arritur  së paku sukses 9 ( nëntë );

b) Të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimit;

c) Të mos jenë shfrytëzues të bursave apo kredive nga institucionet ose firmat tjera;

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PJESËMARJE NË KONKURSIN

PËR BURSË PËR STUDENT TË TALENTUAR

  1. Fletëparaqitje .
  2. CV (biografi)
  3. Kopje të indeksit (dy faqet e para – ku është fotografia dhe faqen ku është regjistruar semestri fundit).
  4. Vërtetim për semestrin e rregullt të regjistruar për vitin shkollor 2012/2013.
  5. Vërtetim të notave ku mund të shihet nota mesatare.
  6. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarëve të punësuar të familjes ( për anëtarët e pensionuar fletëpagesë pensioni, për ata që marrin ndihmë sociale çekun e ndihmës sociale, ata që nuk punojnë vërtetim nga enti për punësim se nuk janë në marrëdhënie pune);
  7. Kopje të letërnjoftimit ose të pasaportës.

                        III.  KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE

1. Të drejtën për bursë kanë studentët e rregullt  dhe që i plotësojnë kushtet vijuese :

a) Të jenë studentë të rregullt në vitin e parë, të cilët gjatë viteve të mëparshme të studimit kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm dhe të ketë marë pjesë në gara ndërkombëtare ose shtetërore ;

b) Të mos kenë përsëritur gjatë arsimit ;

c) Të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga institucionet apo firmat tjera ;

 

 

 

VLERA E BURSAVE

Vlera e bursës për nxënësit dhe studentët për vitin shkollor 2012/2013 do të jetë :

  • 2.000,00 denar në muaj për nxënësit e arsimit të mesëm ;
  • 3.600,00 denar në muaj bursa  studentore ;

Bursat ndahen për aq vite shkollore, përkatësisht semestra, aq sa janë paraparë me planet mësimore, përkatësisht me aktet e përgjithshme të institucioneve arsimore përkatëse, bursistëve do tu ndahet bursë 9 muaj në vitë ( aq sa zgjatë viti akademik shkollor ) ndërsa pagesa do të bëhet  çdo muaj.

Kandidatëve të cilëve iu është ndarë bursa e mbajnë të drejtën e shfrytëzimit të bursës nëse gjatë shkollimit përmbajnë suksesin e nevojshëm dhe kushtet e parapara me marrëveshjen për shfrytëzimin e bursës.

IV. VENDI  DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

 

Fletëparaqitjet dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet ti dorëzojnë në zyrën e “FONDACIONIT RENOVA” në qendrën e re tregtare lok. nr. 57 në Tetovë.

Fletëparaqitjet dorëzohen në afatet vijuese :

– për nxënës prej 01.11.2012 deri më 10.11.2012.

– për student prej vitit të II deri në vitin e V: prej 15.11.2012 deri më 24.11.2012.

Gjatë dorëzimit të dokumentacionit  për bursë studentore, kandidatët duhet të kenë me vete  letërnjoftimin dhe indeksin (për student).

Për rezultatet nga konkursi nxënësit dhe studentët do të lajmërohen në zyrën e Fondacionit “RENOVA” në Tetovë nga shtypi ditor dhe ne faqen e internetit www.renova.com.mk

SQARIM

SQARIM

  1. 1.      Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht nga vetë kandidati ( përndryshe janë të pavlefshme) .
  2. 2.      Dokumentet e kandidatëve që janë të pakompletuara dhe që dërgohen me vonesë, përkatësisht nuk i kanë respektuar afatet kohore të konkursit, nuk do të rrangohen.
  1. Deklarata e nevojshme duhet të plotësohet  nga vet kandidati.
  2. Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet prapë, mbetet në arkivin e Fondacionit.
  3. Ç’do person i cili do të konkurroj duhet që të marrë dëshmi ( numër për dosje ) se i ka  dorëzuar  dokumentet.
  4. Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i futur në papk( zarf ).
  5. Nxënësit dhe studentët të cilët kanë shfrytëzuar bursë në vitin e kaluar, për vazhdimin e bursës vlen e njëjta procedurë si për të tjerët.
  6. Rezultatet do të shpallen me numra të dosjes ( jo me emra).

DEKLARATË

( e kandidatit )

Unë, ________________________________________________________________

(Emri,emri i prindit, mbiemri)

Nxënës – student në _____________________, shkollën – fakultetin në  __________________.                            (drejtimi)

         (universiteti)

Viti i studimit___________   Me vendbanim të përhershëm në __________________

rr._______________________nr.________ me nr. të letërnjoftimit. ______________ numri i amzës ____________________ e dhënë më _________ vit, në ____________  Nr. Tel.____________________  email adresa    _______________________

Në lidhje me kërkesën tuaj për dhënie të bursave studentore  prej Fondacionit “RENOVA”, deklaroj nga ndërgjegjja morale, materiale dhe e përgjegjësisë penale se nuk shfrytëzoj bursë dhe as kredi studentore nga ndonjë dhurues tjetër.

Gjithashtu, deklaroj se në kohë të duhur do ta njoftoj Fondacionin “RENOVA”  se nëse  ndërkohë gjatë shkollimit tim marr ndonjë lloj burse ose kredie si dhe eventualisht nëse ndërpres shkollimin e mëtutjeshëm ose nëse bëj transfer prej një institucioni të lart arsimor në tjetër.

Kandidati

Data______/ _____ / _______                                                           __________________

Për informata më  të hollësishme mund të kontaktoni në  tel.  044/333-227, ose në email: fondacioni_r@yahoo.com

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.